Poposki-Bushati, dakord për seancë të përbashkët të Qeverisë së Maqedonisë dhe Shqipërisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki në Nju-Jork u takua me homologun e tij nga Shqipëria, Ditmir Bushati.

Siç kumtoi MPJ, në takimin e djeshëm të ministrit Poposki me homologun shqiptar Ditmir Bushati, u konfirmua bashkëpunimi bilateral pozitiv dhe në kontekst të përforcimit të tij të mëtejmë, dy ministrat u dakorduan të mbahet seancë e përbashkët e Qeverive, në të cilën do të dakordoheshin projekte me interes të ndërsjellë të dy vendeve.

Thellimi i bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik dhe përforcimi i realizimit të projekteve vijuese nga infrastruktura rrugore, hekurudhore dhe energjetike u konfirmuan si prioritet në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Njëherësh, në kontekst të marrëdhënieve të mira të ndërsjella, ministri Bushati e përsëriti mbështetjen për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Aleancën e NATO-s.

Lajme të ngjashme

Back to top button