Site icon PORTALB

Rihanna takohet sërish me Benzeman (Foto)

Rihanna takohet sërish me Benzeman

Rihanna dhe Karim Benzema janë takuar për herë të dytë brenda një jave.

Këngëtarja dhe futbollisti ishin parë ditë më parë në New York, por tani kanë kaluar disa orë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një lokal nate në Los Angeles.

Spekulohet se Rihanna dhe sulmuesi francez janë në një marrëdhënie dhe se qëndrimi për kaq kohë i Benzemas në SHBA, është vetëm për shkak të 27-vjeçares.

Futbollisti i Realit nuk kishte pasur ndonjë miqësi me Rihannan, vetëm verën e kaluar kishte shkëmbyer disa batuta në Twitter, por asnjëherë nuk ishin takuar, ndërsa tani, për një javë, janë takuar dy herë. /TCH

Exit mobile version