CIVIL: Lëvizjet e gabuara të “Besës”

Organizimi i protestave monoetnike këto ditë është i papërshtatshëm, konsideron CIVIL – Qendra për Liri, sa i përket thirrjes së lëvizjes Besa deri te shqiptarët, për një protestë antiqeveritare më 13 qershor.

“Në një kohë të një bashkimi ndëretnik të paparë dekadave të fundit, Besa sjell një vendim politik joserioz për tubimin e shqiptarëve për të shprehur revoltë kundër regjimit të Gruevskit dhe Ahmetit.

Kjo lëvizje e re, për një kohë të shkurtër sjellë dy vendime shumë të gabuara. I pari ishte kur u bëri thirrje shqiptarëve të mos e përkrahin tubimin e madh protestues më 17 maj sivjet. Kjo protestë u organizua nga më shumë se 80 asociacione qytetare dhe parti politike. Shumica këtë thirrje të Besës, por edhe të partive politike të tjera shqiptare e konsideruan si gjuajtje me armë në këmbë të vet. Kjo edhe ndodhi. Shqiptarët i injoruan këto thirrje dhe në numër tejet të madh, së bashku me të tjerët, e pushtuan hapësirën përpara qeverisë.

Dhe, tani, në vend që ta korrigjojnë këtë gabim, ata hyjnë në një aventurë të re. Vetë.” reagon CIVIL.

Lajme të ngjashme

Back to top button