MPB shpjegon si iu iku policëve i arrestuari në Kumanovë

Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se, policët që kanë qenë të obliguar të kujdesen për personin e arrestuar në Kumanovë, i cili arriti të ik nga duart e tyre, kanë vepruar në mënyrë jo profesionale dhe në kundërshtim me procedurat policore.

“Këta policë kanë bërë  thyer rëndë rendin e punës dhe disiplinës, dhe për këtë arsye është ngritur procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë disiplinore deri tek Komisionin Disiplinorë përgjegjës”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton SHENJA.

Sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale në MPB ka konstatuar se aksionin policor në Lagjen e  Trimave është zbatuar në bazë të një plani të detajuar, i realizuar nëpërmjet një shtabi të posaçëm i formuar për koordinim dhe udhëheqje të aksionit në teren.

“Është vërtetuar se më 9 maj rreth orës 4.30 ekipe nga Sektori për njësite speciale, kanë dalë në teren me detyrë të hyjnë dhe t’i sigurojnë objekt e identifikuara më parë. Rreth orës 05.10, gjatë afrimit në objektet në Lagjen e Trimave ka pasur sulm nga afër me armë zjarri mbi zyrtarët policor nga më shumë drejtime me çka është vënë në rrezik jeta e zyrtarëve policor. Kështu janë plotësuar gjitha kushte për përdorim të forcës në përputhje me rregullativën ligjore. E gjithë kjo me qëllim të refuzimit të sulmit direkt dhe të përafërt me armë zjarri dhe mjete shpërthyese mbi zyrtarët policorë, si dhe për tërheqjen e policëve të lënduar dhe vrarë, më urdhër të shtabit është përdorur armë zjarri, si dhe armë të posaçme, mjete shpërthyese dhe makina të blinduara me të cilat disponojnë njësitet në përputhje me formacionin”, qëndron në komunikatën e policisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button