Site icon PORTALB

“Klubi ELITA” përkrah protestat e 13 qershorit

Klubi Elita

Klubi Elita

Shoqata për Edukum Arsimor dhe Kulturor “Klubi ELITA” përkrah protestat e 13 qershorit të organizuara nga Lëvizja Besa.

Sipas shoqatës në protestë shqiptarët do të dëshmojnë se kanë pjekuri dhe dinjitet që të ngrejnë zërin për të gjitha padrejtësitë që i bënë ky shtet antishqiptar.

“Nga ana e kësaj qeverie jolegjitime, shqiptarët vazhdojnë të trajtohen si qytetarë të shkallës së dytë dhe përskaj përfaqësimit politik, ata përsëri mbeten pa të drejtat elementare për liri, arsim, ekonomi, kulturë dhe gjuhë.

Dhimbja dhe vuajtjet  e shqiptarëve nuk u ndalën asnjëherë nga dita e pavarësimit të këtij shteti. Që nga Sopoti , nëpërmjet Brodecit e “Monstrës” e deri  te rasti i fundit  i Kumanovës,  duke montuar raste politike, duke rahur e vrarë shqiptarë të pafajshëm, ky pushtet antishqiptarë gjithnjë e më shumë po i bind shqiptarët se zgjidhja për të drejtat e shqiptarëve as nuk është temë e bisedimeve.

Edhe sektori  civil  është bërë peng i këtij pushteti të dhunshëm të cilët duke përdorur metoda antidemokratike, OJQ-të i kanë shëndruar në mjet për realizimin e interesave të errëta të tyre.

Prandaj, i ftojmë të gjithë anëtarët dhe përkrahësit e shoqatës “Klubi ELITA”, si dhe të gjithë qytetarët që masovikisht t’i përgjigjen ftesës për protesta mbarë shqiptare, dhe me dinjitet të lartë kombëtar dhe njerëzor të ngrejmë zërin kundër padrejtësive të shumta ndaj shqiptarëve paqedashës”, thonë nga Klubi Elita.

Exit mobile version