Site icon PORTALB

BFI formon Mexhlisin për fetva

BFI

BFI

Këto ditë, Rijaseti i BFI-së ka formuar institucionin e Mexhlisit për fetva. Institucioni në fjalë, do të veprojë në kuadër të Rijasetatit të BFI-së, i cili, duke u mbështetur në burimet autentike islame, në traditën dhe rrethanat tona, ka për obligim të jap sqarime dhe fetva mbi problemet e ndryshme fetare me të cilat ballafaqohen xhematet tona në përditshmëri.

Me këtë rast myslimanët e vendit do të kenë rastin dhe mundësinë që të marrin jo vetëm përgjigje dhe sqarime profesionale rreth çështjeve të ndryshme islame, por edhe përgjigje institucionale-zyrtare.

Shpresojmë se, fetvatë që do të jepen nga ky institucion, duke u elaboruar në baza të shëndosha islame mbi parimet e Shkollë Juridike Hanefite, (Medh’hebi Hanefi) do të shuajnë shumë dilema si dhe keqintepretime që vijnë nga fraksionet dhe individëve jokompetentë.

Anëtarë të këtij Mexhlisi u zgjodhën: Prof. Dr. Fahrudin Ebibi, Dekan i FSHI-së (muhadith), H. Alifikri ef. Esati, ish-myfti i Myftinisë së Tetovës (jurist islam), Prof. Jusuf Zimeri, Drejtor i Sektorit fetaro-arsimor pranë BFI-së (jurist islam), H. Isa ef. Ismaili, Myfti i Maqedonisë Lindore (jurist islam), Prof. Rexhep Jusufi, Myfti i Myftinisë së Shkupit (arabollog).

Pyetjet për çfarëdo problemi islam mund të drejtohen në këtë adresë elektronike: fetva.bfi@gmail.com. Po në këtë adresë do të merren edhe përgjigjet. Natyrisht, pyetjet mund të shtrohen në adresën e BFI në RM: rr. Çairska, nr. 52. Shkup. Macedonia (për Mexhlisin e fetvasë).

Exit mobile version