Site icon PORTALB

Një shtetas i huaj është lënduar në një aksident në rrugën Kumanovë­-Shkup

Policia në ekspertizë

Policia në ekspertizë - ilustrim

­ Një person është lënduar në një aksident trafiku që ndodhi në afërsi të fshatit Agino në rrugën Kumanovë­-Shkup.

Nga spitali i Kumanovës informojnë se në fatkeqësinë e trafikut që ka ndodhur sot në mëngjes është lënduar një shtetas i huaj.

Për shkak të fatkeqësisë, qarkullimi në aksin rrugor Kumanovë­-Shkup është në ndërprerje për automjete të rënda transportuese dhe autobusët.

Exit mobile version