Site icon PORTALB

Shkupi me Shabanin kërkojnë pikë kundër Novacit

Nexhat Shabani pret paraqitje të mirë të KF Shkupi

Nexhat Shabani pret paraqitje të mirë të KF Shkupi

E shtuna është e rezervuar për ndeshjet e Ligës së Dytë, ku në xhiron e tetë, ekipi i  Shkupit tani me trajnerin e ri Nexhat Shabani do të jetë mysafir i Novacit. Pa dyshim se në këtë ndeshje shkupjanët udhëtojnë për të bërë befasinë e radhës që më në fund të sjellin dhe së paku pikën e parë nga një ndeshje jashtë fushës së Çairit. 

Skuadra e Vrapçishtit po mbahet mirë në tabelë dhe pas fitores së madhe që shënoi javën e kaluar në Shkup, nuk pritet të ketë probleme në ndeshjen e sotme që do të zhvillojë në fushë të saj sot dhe atë kundër një kundërshtari shumë më të dobët, siq është Boreci nga Velesi.

Detyrë të lehtë duhet të ketë edhe ekipi i Rrufes së Miletinës, që në shtëpi të saj pret Lokomotivën. Drita këtë xhiro luan si mysafire e “11 Oktomvri”. 

Edhe skuadra e Zajazit do të luajë si mysafire, ndërsa për kundërshtarë ka ekipin e Tiveria. Ndërsa në duelet tjera takohen: Maxhari – Pobeda, Sileksi – Teteksi dhe Kozhufi – “Skopje”, që të gjitha ndeshjet zhvillohen në orën 15:30. / Portalb

Exit mobile version