Jashari: Nuk jam i befasuar nga përgjimet, materialet janë autentike

Në konferencën  e sotme për shtyp, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijalkov me vite kanë ndjekur dhe përgjuar shumë organizata joqeveritare. Ai tha se ndër të përgjuarit kanë qenë: Infocentar, “Civil”, Instituti “Shoqëria e hapur- Maqerdoni”, “Ajde”, Forum-centar, Qendra maqedonase për arsim evropian, Fondacioni “Metamorfozis”.

Drejtori i Fondacionit “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari në një deklaratë për Portalb thotë që nuk është i befasuar po ndjenja është sikur kur humbni diçka të vlefshme.

“Nuk jam i befasuar, por ndjenja është e ngjashme sikur kur humbni diçka të vlefshme, e ju nuk dorëzoheni, por kërkoni me shpresë se do e gjeni sërish, derisa të kuptoni se është humbur pa kthim … e tillë është përvoja dhe ndjenja kur merrni konfirmimin që privatësia juaj është humbur.” thotë Jashari.

Ai më tej shprehet se nuk i ka dëgjuar të gjitha bisedat e përgjuara, vetëm të parën dhe të fundit dhe konfirmon se janë autentike.

“Unë do të diskutoj me kolegët e tjerë të përgjuar për të shqyrtuar mundësitë për veprime ligjore. Përndryshe unë personalisht dhe Metamorfozis ku punoj do të vazhdojmë me përpjekjet dhe kontributin tonë për kthimin e lirisë dhe dinjitetit të qytetarit dhe respektimit e të drejtave të njeriut. thotë Jashari.

Violeta Gligorova nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni, e vërtetoi autenticitetin e bisedave të përgjuara që i ka marr nga traskriptet pas konferencës për shtyp në kampin e lirisë para Qeverisë.

Ajo thotë se bisedat janë të njëjta siç i ka bërë me gazetarët nga disa media të pavarura.

Lajme të ngjashme

Back to top button