Site icon PORTALB

Zaev: Ne nuk po kalkulojmë me BDI-në

Zoran Zaev

Zoran Zaev

Në publikimin e “bombës” së 37, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në përgjigje ndaj gazetarëve, Zoran Zaev theksoi se nuk janë duke kalkuluar për të bërë marrëveshje me BDI-në dhe mbrojtur atë nga paraqitja e bisedave të përgjuara.

“Koalicionet i caktojnë qytetarët, dhe nuk i përcakton LSDM-ja. Ne nuk jemi duke taktizuar me BDI-në dhe nuk bëjmë kalkulime në lidhje me këtë gjë. BDI-ja është pjesë e qeverisë dhe për çdo gjë dhe krim që ka bërë, BDI-a është bashkëpunëtorë sepse janë pjesë e qeverisë. Nëse dëshirojnë të distancohen nga këto veprime të Qeverisë dhe nëse nuk janë bashkëpunëtorë ato duhet dhe është dashur qysh në fillim ta lëshojnë këtë qeveri”, deklaroi Zaev.

Exit mobile version