Site icon PORTALB

Partive s’u konvenon reforma zgjedhore

Partive s’u konvenon reforma zgjedhore

Partive s’u konvenon reforma zgjedhore

Nga 23 prilli kur edhe është mbajtur takimi i fundit, liderët e partive kryesore në vend nuk janë mbledhur për të vazhduar diskutimet rreth reformës zgjedhore.

Bile, në këtë takim në mënyrë demonstrative ishte larguar përfaqësuesi i AAK-së Avni Arifi, pasi kishte vlerësuar se takime të tilla janë të kota.

Ky proces pothuajse i dështuar ka ngecur në gjysmë, ndërsa askush nuk flet nëse ai duhet të vazhdojë nga liderët apo do të transferohet në instancë tjetër.

Që nga zgjedhjet e fundit më 2010, është konstatuar se Kosova nuk mund të shkojë në zgjedhje të reja me sistemin e vjetër, i cili ka dalë të ketë qenë i komplikuar dhe si i tillë ka lënë hapësirë për keqpërdorim të votave./ Tribuna

Exit mobile version