Site icon PORTALB

Psikologu: Naser Eshtrefi ka qenë i vetëdijshëm për veprën të cilën e ka kryer

Seanca gjyqësore për Naser Eshtrefi

Naser Eshtrefi

Naser Eshtrefi ka qenë i vetëdijshëm për veprën të cilën e ka kryer. Kështu me fjalë të shkurtra ka qenë shpjegimi që ka dhënë sot psikologu para Këshillit të gjykatësve në Gjykatën themelore Shkupi 1, informon Zhurnal.

Ai dha mendimin e tij për gjendjen psikologjike të 19 vjeçarit nga fshati Gërçec i Shkupit, i cili akuzohet për vrasjen e 18 vjeçarit Angel Petkovski.

Në ekspertizën e parë gjithashtu u tha se Eshtrefi ka qenë i vetëdijshëm për ngjarjen dhe për veprën. Por, mbrojtja nuk e pranoi këtë konstatim, duke kërkuar shpjegim të dytë, atë të sotëm.

Vrasja e maturantit Petkovskit ndodhi më 19 maj vitin e kaluar. Sipas aktakuzës Eshtrefi ka tentuar që t’ia vjedhë biçikletën Angel Petkovskit, por pasi është vërejtur, ka hequr dorë nga qëllimi dhe ka ikur.

Por, më vonë është rastisur nga Angel Petkovski dhe babai i tij, me çka ka ardhur deri tek vrasja.

Exit mobile version