Site icon PORTALB

Ziadin Sela nuk i përkrah protestat e 13 qershorit të thirrura nga Besa

Lëvizja për reforma në PDSH

Lëvizja për reforma në PDSH

Lëvizja për reforma në PDSH është e hapur për bashkim të mirëfilltë opozitar dhe kjo nënkupton që përkrahim çdolloj iniciative të opozitës shqiptare e cila paraprakisht konsultohet në tryezë të përbashkët.

“Sqarojmë opinionin se vendimet autonome të cilitdoqoftë subjekt politik apo lëvizje janë çështje e brendshme e subjekteve përkatëse, por vendimet autonome që më pas shndërrohen në kërkesë për gjithëpërfshirje i cilësojmë si një element që do të minonte procesin e bashkimit të opozitës shqiptare. Shqiptarët në Maqedoni tanimë e kanë të qartë kë duhet të luftojnë politikisht dhe bajraktarizmat do e çonin bajrakun te ata që nuk zgjedhin mjetet për të pamundësuar progresin dhe zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni.” thuhet nga Lëvizja për reforma në PDSH pas takimit të Kryesisë qëndrore ku është vendosur për pjesëmarrje në protestat gjithshqiptare të 13 qershorit të thirrura nga Lëvizja Besa.

 

Exit mobile version