Shqiptarët protestuan përpara konsullatës maqedonase në Munih

Qindra shqiptarë sot protestuan para përfaqësisë diplomatike të Maqedonisë në Mynih të Gjermanisë.

Me moton “Stop terrorit maqedonas ndaj shqiptarëve autokton”, diaspora ka shprehur revoltë ndaj sjelljes së pushtetit aktual në Maqedoni ndaj shqiptarëve.

Organizatorët e protestës theksuan se kjo protestë është në përkrahje të shqiptarëve të Kumanovës, ku me këtë kundërshtohet terrori i ushtruar nga ana e policisë maqedonase në Lagjen e Trimave në Kumanovë më 9 dhe 10 maj gjatë aksionit policor , pjesë kjo e banuar me shqiptarë.

Protesta është përkrahur nga shumë shoqata atdhetare si dhe degët e disa partive shqiptare në Gjermani, Zvicër dhe shtetet përreth.

Organizatorët e protestës më në fund një letër reagimi i kanë drejtuar institucioneve gjermane për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Maqedoni dhe nevojën për avancimin e pozitës së tyre. (INA)

Lajme të ngjashme

Back to top button