Site icon PORTALB

Rrokulliset furgoni me emigrantë, 14 të lënduar

Policia e Maqedonisë

Policia e Maqedonisë

14 emigrantë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Koçillari të Velesit. Furgoni që ka transportuar emigrantët është rrokullisur, ndërsa emigrantët janë dërguar në spitalin e Velesit, transmeton Shenja.

Incidenti ka ndodhur pas mesnate kur policia ka vërejtur furgonin me emigrant, ka urdhëruar që të ndaloj mirëpo shoferi nuk ka dëgjuar sinjalizimin e policisë dhe ka tentuar të ik.

Exit mobile version