Çifti nga Erzurumi emocionet e dasmës i filloi duke votuar

Një çift të rinjsh nga Erzurumi që dita e dasmës së tyre u përkoi me ditën e votimeve në Turqi, më parë ushtruan të drejtën e votës dhe më pas vajtën drejt lokalit të dasmës së tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Ditën e sotme në qytet ka nisur votimi në orën 08.00 sipas kohës lokale, në ndërtesat e shkollave, ku çifti Figen dhe Numan Şenol ka qenë vëmendja e qytetarëve të cilët me automjetin e çiftit kanë mbërritur në Shkollën e Mesme Teknike dhe Profesionale “Kazım Karabekir” e cila ndodhet në rajonin Palandöken.

Nusja Figen me fustanin e nusërisë dhe Numan Şenol duke mbërritur në ndërtesën e shkollës ata kanë votuar së bashku në qendrën e votimit me numër 1237.

Nusja Figen Şenol në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA) duke theksuar se është shumë e lumtur që data e martesës së tyre ka përkuar me ditën e votimeve tha se: “Dasma jonë përkoi me ditën e sotme. Votuam dhe tani jemi duke vajtur në sallën e dasmës. Jam e lumtur që kam votuar me fustanin e nusërisë”.

Ndërsa dhëndri Numan duke vënë në dukjes se kjo është një datë kuptimplotë u shpreh se: “Edhe dasma e babait tim ka përkuar me ditën e votimeve, gjithashtu edhe dasma jonë. Dëshirojmë që në Turqi të fitojë stabiliteti, unë shpresoj se do të jetë më e mira”.

Çifti Şenol pas votimit u nisën drejt lokalit të dasmës.

– Masat të forta të sigurisë për të garantuar procesin normal zgjedhor-

Forcat turke të sigurisë sot gjatë zgjedhjeve kanë ndërmarrë masat e forta të sigurisë në mënyrë që të parandalohen të gjitha mundësitë e shkeljeje ligjore gjatë procesit zgjedhor, por edhe të cenohet rendi publik dhe siguria në vend.

Anëtarët e komisionit zgjedhorë në kutitë e votimit në periferi të Diyarbakir në Turqinë juglindore këtë mëngjes për arsye sigurie janë dërguar nga helikopterë ushtarakë.

Pasi që sonte në orën 17:00 sipas orës lokale vendvotimet në rajonin në fjalë të mbyllen, votat përsëri do të transportohet me helikopter në qendrën e grumbullimit të votave në Diyarbakir.

Lajme të ngjashme

Back to top button