Site icon PORTALB

Izraeli sulmon Gazën pas sulmit me raketë

Sulm ajror në Gaza

Sulm ajror në Gaza - ilustrim

Ushtria izraelite ka thënë se ka kryer një sulm ajror në Rripin e Gazës, në përgjigje të një rakete, e cila është hedhur nga territori që kontrollon Hamasi.

Në deklaratën e ushtrisë thuhet se sulmi ka pasur në shënjestër “infrastrukturën terroriste në veri të Rripit të Gazës”.

Në anën tjetër, një organizatë lokale xhihadiste, e cila mbështet grupin Shteti Islamik, ka thënë se ka kryer sulmin me raketë kundër Izraelit.

Organizata ka thënë se sulmi ka qenë në solidaritet me të burgosurit palestinezë që mbahen në burgjet izraelite.

Izraeli ka thënë sot se kalimet e tij kufitare në Gaza do të mbyllen, në përgjigje të incidentit të fundit.

Exit mobile version