Depp, mashkulli i parë si imazh i “Dior”

Johnny Depp do të jetë fytyra e re e parfumeve “Christian Dior”. Fotografia e parë e fushatës së tij është postuar në faqen zyrtare të Instagramit të “Dior”, e shoqëruar me mbishkrimin: “Kompania e ‘Dior’ është gati të zbulojë parfumin për meshkuj me Johnny Depp, si ambasadorin e tij ikonë. Mos harroni datën, më 2 shtator”.

Protagonisti i “Piratëve të Karaibeve” është mashkulli i parë që bëhet imazhi i një parfumi për “Dior”.

Kohët e fundit, Depp ka pasur disa probleme me ligjin në Australi, për shkak të futjes në mënyrë të paligjshme të qenve të tij në vend, veprim që mund të sjellë dënimin e tij me 10 vjet burg./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button