Site icon PORTALB

Cameron: Skandali në FIFA duhet të inkurajojë liderët botëror që ta luftojnë korrupsionin në qeveri

David Cameron

David Cameron

Skandali i shkaktur nga ryshfeti, i cili tronditi kreun e federatës ndërkombëtare të futbollit, duhet të inkurajojë udhëheqësit botëror që të luftojnë korrupsionin në qeverit e tyre, ekonomitë dhe organizatat ndërkombëtare, tha kryeministri britanik David Cameron, transmeton Anadolu Agency (AA).

Cameron i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe politikanëve të botës, duke mësuar nga rasti që ndodhi në FIFA, të tejkalojnë tabunë në lidhje me drejtimin e gishtit individëve dhe organizatave të korruptuara.

Sot Kryeministri i Britanisë së Madhe tha se me këtë mesazh do të shkoj në takimin e G7 në Berlin, në të cilën pjesëmarrësit do të merren me ndryshimet klimatike, terrorizmin, rritjen ekonomike globale dhe tema të tjera që janë aktuale në botë.

Në Alpet bavareze, kancelarja gjermane Angela Merkel do të presë liderët e Kanadasë, Francës, Italisë, Spanjës, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, ku do të diskutohet për temat e lartpërmendura.

Cameron tha se korrupsioni është prezent në të gjitha këto segmente, duke e quajtur atë “kancer të zemrës” me të cilin sot përballet bota.

“Jo vetëm që korrupsioni kërcënon prosperitetin tonë, por edhe dëmton sigurinë tonë”, përfundoi kryeministri.

Rikujtojmë se në javët e fundit FIFA është goditur nga skandali më i madh i korrupsionit që kur ekziston kjo organizate. Deri më tani janë arrestur shtatë zyrtarë të lartë të FIFA-s.

Exit mobile version