Vuçiqi në Amerikë: Nuk do ta njohim Kosovën

Vuçiq e ka ritheksuar se as 5 anëtare të Bashkimit Europian nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Gjatë qëndrimit të tij në një vizitë zyrtare në Amerikë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka ritheksuar se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e shtetit kosovar. Ai ka shtuar se as 5 shtete anëtare të BE-së nuk e njohin Kosovën.

Vuqiç ka folur edhe për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi dhe ka thënë se kjo nuk është një çështje që e pengon raportin miqësor mes Amerikës dhe Serbisë.

“Nëse më pyesni se a do ta njohim pavarësinë e Kosovës apo jo, ju informoj se ne nuk kemi marrë një kërkesë të tillë, nuk do të ishte realiste”, ka thënë Vuqiç në një ligjëratë në John Hopkins University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Tanjug.

Vuqiç e ka ritheksuar se as 5 anëtare të Bashkimit Europian nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri serb ka shtuar se deri më tani është arritur mjaft shumë në dialogun me Prishtinën dhe lidhjet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë janë përmirësuar.

“Ne e mbështesim krijimin e marrëdhënieve të mira, do të thosha mes të dyja shoqërive. Ne kemi bërë progres edhe në raportet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

I pyetur për progresin e bërë rreth zbardhjes së vrasjes së vëllezërve Bytyqi, Vuçiq ka thënë se Serbia do ta zgjidhë këtë rast sepse është detyrë dhe obligim i saj. Ai ka thënë se kjo çështje do të vihet në dritë edhe më shpejtë se që pritet.

Kryeministri serb ka shtuar se rasti i vëllezërve Bytyqi ishte një krim i tmerrshëm dhe se i takon Serbisë që ta zgjidhë, dhe jo sepse është një pengesë mes raportit miqësor Serbi – Amerikë./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button