Ja cilat janë aplikacionet që ju harxhojnë më shumë baterinë e celularit

A e dini se cilat janë aplikacionet që konsumojnë më shumë bateri dhe që njëkohësisht na marrin më shumë kohë? Përgjigja vjen nga një raport i kompanisë për sigurinë informatike, AVG Technologies, nëpërmjet një dokumenti ku tregohet për këto aplikacione që mund ti përdorim në mënyrë të përditshme.

Kërkuesit e AVG kanë mbledhur të dhëna anonime nga më shumë se 1 milionë përdorues të sistemeve Android për të dalluar se cilët janë aplikacionet më të rënda nga pikëpamja e harxhimit të energjisë, kohës dhe zënies së kapacitetit.

Në mënyrë të pashmangshme, në vend të parë renditen aplikacionet që kanë lidhje me rrjetet sociale, motin dhe lojërat e ndryshme.

“Shumë prej nesh përdorin çdo ditë aplikacione të lidhura me motin apo chatin, të cilat edhe kur i përdorim fare pak, kanë një efekt të madh në pajisjet tona”,- ka shpjeguar Tony Anscombe, Senior Security Evangelist në AVG Technologies.

“Shumë aplikacione konsumojnë baterinë, memorien dhe trafikun e të dhënave pa e ditur përdoruesit dhe në shumë raste, pa një arsye të mirë. Nëse nuk e keni idenë se përse performanca e pajisjes suaj teknologjike nuk është siç duhet të jetë, kjo është arsyeja”,- thotë ai.

Nuk është e habitshme se si aplikacione të ngjashme me Spotify e Kindle, janë në majën e listave të softuerëve më difektozë, në terma të fuqisë kur përdoren, por shumë përdorues nuk e dinë se aplikacione të tjera dhe të ngjashme me këtë kanë efektin e tyre në performancën e pajisjes teknologjike.

Lajme të ngjashme

Back to top button