Benzema pritet të largohet nga Reali

Sulmuesi francez, Karim Benzema, është shumë pranë një transferimi te Manchester United.

E përditshmja spanjolle AS, duke cituar mediat britanike, ka njoftuar se agjenti i Benzemas, Karim Djaziri, është takuar me krerët e Unitedit.

Duke marrë parasysh raportet e mira që kanë drejtuesit e Djajve të Kuq dhe ata të mbretërve, transferimi i Benz në Old Trafford do të përfundojë shpejtë.

Ndryshe, ardhja e Rafael Benitez në Santiago Bernabeu është arsyeja më e madhe që mund të shtyjë larigmin e francezit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button