Site icon PORTALB

Papa viziton sot Bosnjën

Papa Françesku

Sarajeva do të vizitohet sot nga Papa Francesku, 20 vjet pas përfundimit të luftës së Bosnjës.

Papa atje do të përcjell, siç thuhet, mesazhin e paqes universale, transmeton shekulli.com.al.

Françesku do të vizitojë sot Sarajevën, 20 vjet pas përfundimit të luftës, për të përcjellë në Bosnjë me shumicë myslimane mesazhin universal të paqes.

Kjo është vizita e tretë e një Pape në vend, që kur Bosnja u nda nga Jugosllavia dhe u përfshi në luftën që mori 100 mijë jetë njerëzish.

Ati i Shenjtë viziton Bosnjën vetëm pak kohë pasi Bashkimi Europian ka vënë një veprim një marrëveshje të vonuar gjatë në lidhje me përforcimin e marrëdhënieve me Bosnjën, një hap i parë drejt anëtarësimit të mundshëm.

Exit mobile version