“Gjelbërojmë Tetovën për ajër më të pastër”

Aktiviteti i radhës me të cilin sot komuna e Tetovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, ishte mbjellja e një fidanve të drunjve gjethrënëse të llojit Paulownia Elongata, në shiritin e gjelbër të një pjese të rrugës Industriale. Ajo që është karakteristike për këtë kulturë bimore është aftësia e saj që të lirojë 3 herë më shumë oksigjen në ajër se bimët tjera.

Të vetëdijshëm për faktin që Tetova po përballet dhe i jeton çdo ditë pasojat e ndotjes së ajrit ambiental, komuna e Tetovës, duke ndjekur rekomandimet nga Insituti për ekologji në kuadër të UEJL-së, fillimisht furnizoi 100 fidane të kësaj bime, të cilët në të ardhmen do të mbillen nga ana e NPK Tetova në vende të ndryshme të qytetit, duke u fokusuar kryesisht në rrugët ku ka qarkullim më të madh të automjeteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button