Gjërat që fëmijët nuk do t’i harrojnë asnjëherë

Ju i doni fëmijët tuaj. Ju dëshironi t’iu siguroni atyre një fëmijëri të mrekullueshme.  Si prindër kjo është 100% përgjegjësi e juaja.

Fëmijët tuaj nuk do të kenë lidhje tjetër gjatë jetës që do të ketë më shumë  ndikim pozitiv e negativ se sa lidhja me ju.

Edhe pse nuk ka një manual për prindërit, ka shumë informacione që mbështesin punën tuaj më fëmijët për të pasur  një jetë të lumtur.

Këto janë disa dhurata që fëmijët nuk do t’i harrojnë kurrë:

Afirmimi

Çdo kush ka nevojë ta di se është i vlerësuar, i çmuar dhe që po bën një punë të mirë. Kështu janë dhe fëmijët. Duke i afirmuar ata, ju i bëni ata  të ndihen më të sigurt.

Pritshmëria

Si prindër, ju  jeni “ekspertët e jetës” dhe nëse nuk vendosni pritshmëri dhe udhëzime në përputhje me rrethanat, ata do të gjejnë një tjetër grup të vlerave dhe rregullave që t’i ndjekin. Ata kanë nevojë për pritshmëri  të qarta.

Miqësia

Kjo nuk duhet të ngatërrohet me të qenurit shok i fëmijëve.  Prindërit nuk kanë nevojë të jenë shokët e fëmijëve të tyre sepse ata do të kenë mjaftë shokë. Ju duhet të jeni prindërit e tyre. Fëmijët duhet të dinë si të kenë lidhje të shëndosha dhe produktive me të tjerët dhe kjo fillon nga ju.

Mirënjohja

Të mësoni fëmijët të jenë mirënjohës ndikon në  shumë gjërat, si në qëndrim pozitiv dhe  në vlerësimin e njerëzve dhe gjërave të tyre.

Dashuria

Fjalët DASHURI dhe RESPEKT janë fjalët më të rëndësishme të prindërve.  Ju duhet të jeni shembulli i dashurisë dhe respektit dhe jo vetëm për të tjerët por edhe për vete.  Ju duhet të shfaqni dashurinë dhe respektin te fëmijët, për të pasur një qëndrim pozitiv ndaj vetes dhe pse është e rëndësishme të shfaqni dashuri për të tjerët.

Kohë për lexim

Sa më shumë kohë që fëmijët kalojnë duke lexuar, aq më të mirë do të bëhen. Kjo fillon nga prindërit, ju duhet t’iu lexoni fëmijëve që në moshën të re dhe inkurajoni ata të lexojnë vet sapo të rriten.

Aftësia e fëmijës për të lexuar ndikon në besimin dhe kënaqësinë e tyre në shkollë si dhe në besimin dhe suksesin e përgjithshëm në jetë.

Biseda

Prindërit duhet të jenë influenca më e madhe e fëmijëve dhe kjo  nuk do të ndodhë nëse fëmijët nuk e kanë aftësinë ose nuk ndihen rehat të flasin me prindërit. Sa më shumë që prindërit të flasin më fëmijët aq më shumë do të ndërtojnë besimin dhe rehatinë ne mes tyre

Lajme të ngjashme

Back to top button