Për të lënë përshtypje të mirë te tjerët, veproni kështu

Ja disa këshilla për të lënë përshtypje pozitive te njerëzit:

Lexoni lajmet

Ndoshta ju duket e çuditshme kjo, por ka shumë rëndësi. Të jeni të informuara për ngjarjet e fundit në vend dhe botë ju bën më të pritura për një bisedë të këndshme me dikë në parti. Lexoni hulumtimet e fundit në fusha të ndryshme dhe tregoni mendimin tuaj për to. Rrini larg politikës, këshillojnë ekspertët.

Buzëqeshni dhe bëni kontaktin me sy e para

Po, sigurisht të gjithë duam të na buzëqesh të tjerët neve, por do të lëni përshtypje më të mirë nëse ju bëhuni e para që i buzëqeshni dikujt. “Kur dikush iu kthen buzëqeshjen, lejon që ju t’i afroheni dhe të keni një bisedë të lezetshme” thonë ekspertët.

Bëni një prezantim të paharrueshëm

Vetëm 7 sekonda duhen për të prezantuar veten, emrin, mbiemrin dhe në vend të profesionit tuaj tregon pasionin, këshillojnë ekspertët.  Për të pasur një bisedë të këndshme nuk duhet të tregoni menjëherë profesionin tuaj, ju mund ta shpjegoni atë me fjalë të tjera, duke e bërë më kurioz bashkëbiseduesin.

Mendoni sikur njeriu me të cilin po flisni është i vetmi në atë ambient

“Nuk ka asgjë më fyese se sa të shikosh rreth ambientit kur jeni duke folur me një person” thonë ekspertët. Mund t’iu duket i dijshëm ky fakt, por kjo prapë ndodhë, kështu që mos lejoni vetën që ta bëni këtë në party-n e radhës. E njëjta vlen edhe për kontrollin e telefonit në mes të bisedës.

Shprehuni lirshëm

Ekspertët këshillojnë që të mos i bëni pyetje të vazhdueshme bashkëbiseduesit sepse do të dukeni shumë të mërzitshëm. Bëni pak pyetje dhe komentoni përgjigjet e tyre, duke ndarë me ta dhe skoriet tuaja.  Përderisa iu dhuroni hapësirën për përgjigje, ju jeni në rrugë të duhur.

Lajme të ngjashme

Back to top button