Site icon PORTALB

Ndahen 34 vendime pune për të punësuarit në Qendrën për shëndet publik në Shkup

Ndahen 34 vendime pune për të punësuarit Qendrën për shëndet publik në Shkup

Drejtori i Qendrës për shëndet publik- Shkup Shemsi Musa shpërndau vendime për transformimin në marrëdhënie të rregullt pune për të punësuarit që ishin me marrëveshje të përkohshme, kontrata në vepër dhe autoriale.

Gjithsej janë shpërndarë 34- vendime prej të cilëve 28 shqiptarë dhe 6- maqedonas.

Me këto vendime është rritur numri i të punësuarve shqiptar nga 17 në 45 të punësuar me vendime. Në vitin 2010  numri i të punësuarve shqiptar ka qenë 12 % kurse sot është 32 % .

Exit mobile version