Site icon PORTALB

“Cvetan Dimov”, bëhet thirrje që shqiptarët të mos regjistrohen në paralelet maqedonase

Shkolla e mesme "Cvetan Dimov"

Ilustrim

Një grup i nxënësve të SHQMSH “Cvetan Dimov” në prag të fillimit të regjistrimit të nxënësve të rinj, në këtë shkollë bëjnë thirrje që shqiptarët të mos regjistrohen në paralelet maqedonase.

“Apelojmë te të gjithë nxënësit të cilët dëshirojnë të regjistrohen në shkollën tonë, regjistrimin e tyre ta bëjnë në paralelet në gjuhën shqipe, dhe jo në atë maqedonase. Për shkak të cilësisë së diturive të fituara në gjuhën e tyre amtare, e jo në ato me mësim ne gjuhën maqedonase dhe me kuadro maqedonase. Ne si një grup i nxënësve e morëm këtë iniciativë, shenjë solidariteti me shokët tanë të cilët nuk vijojnë mësim ne gjuhën shqipe, për shkak të nivelit dhe cilësisë më të ulët të arsimit dhe procesit gjysmak, edukativo-arsimor të përcjellë me një injorancë apatike të kuadrove maqedonase. Në mesin e të barabartëve nuk jemi te barabartë, nuk trajtohemi në mënyrë të njëjtë frytet e arsimit. Ne jemi një, respektojmë dhe duam njëri-tjetrin si motrën dhe vëllain tonë. Për këtë shkak edhe kemi marr këtë iniciativë, pa ndonjë prapavijë nacionale apo politike, sepse ne duam vetëm duam arsimin , sepse ne duam prosperitetin dhe duam të farkëtojmë ardhmërinë tone”, thonë nxënësit e kësaj shkolle.

Gjithashtu njoftohet se këtë vit në këtë në këtë shkollë do të ketë drejtime të reja, ndërsa drejtimi gjimnaz nuk do të ekzistojë.

Exit mobile version