Site icon PORTALB

Morata: Respektojeni Messin, por mos u frikësoni

Alvaro Morata me porosi për bashkëlojtarët

Alvaro Morata me porosi për bashkëlojtarët

Alvaro Morata e ka një porosi për bashkëlojtarët e tij para finales së madhe. Ylli spanjoll kërkon që të gjithë ta respektojnë Leo Messin, por asnjëri mos të frikësohet nga ai.

“Unë jam rritur në Madrid, e di se çfarë do të thotë të sfidosh Barcelonën në fushë. Kam luajtur kundër kësaj skaudre dhe Messit. Porosis të gjithë bashkëlojtarët e mijë që të respektojnë në maksimum Messin sepse ai e meriton këtë, por që asnjëri mos të frikësohet nga ai. Ne kemi mbrojtje të madhe, mesfushë të ngjeshur dhe sulm të etur për gola” ka thënë Morata.

Exit mobile version