Ballkoni

Ditë e bukur besoj. Dielli kishte lëshuar tashmë rrezet e tij te cilat po bien në fytyrën time përderisa vështroj nga ballkoni.Degët e pemëve valviteshin lehtë nga një erë e lehte te cilat flisnin dicka po që askush si kuptonte, gjethet binin lehtë dhe me delikatesë në tokë. Nje fllad i blertë po më përkëdhel përderisa po qëndroj këtu. Po vështroja rrotull çdo lëvizje dhe çdo njeri që kalonte. Veturat shume ngjyreshe sa vinin dhe shkonin,disa ndalonin disa ecnin me shpejtësi të madhe. Nga një autobus gjigand dhe i kuq zbrisnin dhe hynin njerëz të shumtë. Kurse në kafenen afër disa pleq bënin tym me cigaret e tyre, kurse djaloshi i njejtë ju sherbente atyre për të fituar disa qindarka.Fëmijet si gjithmonë të entuziazmuar shpejtonin për tu ulur në bankat e tyre, por që mendja ju rrinte tek akulloret. Era e mirë e bukës si gjithmonë vinte nga bukëpjeksi afër. Pastaj këto rrugë të mbushura me shumë njerëz të tjerë që endeshin sa andej e këndej , që ishin drejtuar diku, që po shpejtonin për të arritur tek një vend i caktuar.Po ti vështroje fytyrat e tyre disa te gëzuara e disa te mërzitura . Këto rrugë të ngushta të jepnin nganjëhere frikën për ti kaluar. Këto shtepi shumë vjecare tashmë kishin marre një pamje të shëmtuar. Kurse në anën përballë vinte një zë, një ezan nga xhamia, ku shumë të rinj dhe pleq shpejtonin për të falur namaz.Nga ky ballkon vëreja tri minaret që qëndronin në të njejtin drejtim me njëra tjetrën. Pastaj fëmijet e vegjel që ishin kapur për dore dhe shtrëngonin aq fort duart e njëri tjetrit teksa kalonin rrugën. Një e britur vinte nga një i ri i cili si duket ishte shumë në qef sot, kurse unë ende po i vështroja. Ky fllad i blerte po më shtyen të qëndroj ende dhe ti vështroj të gjitha lëvizjet e herepa- hershme. Shitësi i mollave si gjithnjë në vendin e tij te njejtë . Pastaj tuba e njerëzve që ishin mbledhur, te gjithë te veshur bukur prisnin për të filluar një dasëm.Shushurima e gjithë veturave nuk ndalej për asnjë minutë. Nje grumbull fëmijësh këndonin aq lirshëm dhe të gëzuar. Minutave të kaluar karshi shumë situatave që po ndodhnin atje jashtë në shoqërim me diellin dhe flladin i kishte ardhur fundi. Braktisa ballkonin dhe u futa në botën time për të shtjelluar edhe shumë gjëra të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button