Site icon PORTALB

Mot me vranësira, shi dhe erë të përforcuar

Moti sot

Moti sot

­ Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe jostabil me vranësira, si dhe me reshje vërshuese, bubullima dhe erë të përforcuar verilindore.

Në disa vende ka mundësi që proceset të jenë më intensive, lokalisht në formë të motit të keq. Temperatura do të lëvizë prej 18 deri në 30 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë moti i ndryshueshëm dhe jostabil me vranësira, me reshje vërshuese, bubullima dhe erë të përforcuar verilindore.

Temperatura do të arrijë deri në 28 gradë. Gjatë fundjavës, në pjesët jugore dhe malore ende do të ketë kushte për paraqitje lokale të reshjeve afatshkurte dhe bubullimave të rralla.

Exit mobile version