Site icon PORTALB

Garë në temën “Mini-videoja ime e parë” – Video konkurs i hapur

“Mini-videoja ime e parë”

“Mini-videoja ime e parë”

Video gara,  në organizim të Insitutit francez në Shkup, është e hapur në kuadër të Festivalit të filmit francez në Maqedoni http://www.ifs.mk/mk/Home/CultureContent/1324 për pjesëmarrësit e moshës prej 18 deri në 28 vjet. 

Kandidatët duhet të krijojnë një video 3-minutëshe me një telefon celular, me temë liria e shprehjes në pikëpamjen e tij dhe në frymën e respektit për të tjerët.

Аutori i videos së shpërblyer 3-minutëshe do të fitojë qëndrim në Francë. 

Qasje tematike
Ky konkurs ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me lirinë e shprehjes.

Liria e shprehjes është një parim absolut në Francë dhe në Evropë dhe është përfshirë në disa tekste themelore.

“Shprehja e lirë e ideve dhe opinioneve është një nga të drejtat themelore të njeriut, çdo qytetar mund të flet, shkruan dhe të shtyp lirisht, përveç abuzimit të kësaj lirie, në rastet e përcaktuara me ligj” me nenin 11 të Deklaratës së të Drejtave të Njeriut të vitit 1789.

Megjithatë, liria e shprehjes nuk është e përgjithshme dhe as e pafund dhe është e rregulluar me ligj.
Kufizimet kryesore të lirisë së shprehjes në Francë ndahen në dy kategori: për shpifje dhe fyerje nga njëra anë dhe për nxitjen e urrejtjes, të cilat konsiderohen si një krim kundër njerëzimit, anti-semit, racist apo homofobik dhe të tjera.

Pikërisht hapja e kësaj video-gare mbi temën e lirisë së shprehjes është gjest i demokracisë.
Kjo temë, megjithatë, i përket njërës prej temave kryesore franceze dhe kontributin në gjuhën frenge,ndërsa fjala “liri” (e shprehjes) është zgjedhur nga më shumë se 100,000 përdorues të internetit si  fjala e vitit 2015 (22/5/2015 ).

Kushtet për pjesëmarrje:

Përzgjedhja
Filmat do të shfaqen në kuadër të takimit të hapur më 19 qershor nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Institutin Francez në Shkup. Kandidatët do të paraqesin videot e tyre dhe të flasin shkurtimisht rreth tyre.

Pjesëmarrësit do të votojnë në bazë të kritereve për origjinalitet, cilësi dhe lidhjen e temës me garën.

Përzgjedhja e filmave në konkurrencë do të bëhet nga ana e komisionit përzgjedhës i përbërë nga përfaqësues të Institutit Francez në Shkup, Zyra për bashkëpunim me rajonin e Normandisë së Poshtme, Fondacionit Metamorfozis dhe përfaqësues të mediave profesionale.

Datat kryesore:

23 maj 2015: hapja e garës dhe regjistrim.

15 qershor 2015: Afati i fundit për dërgimin e filmave.

19 qershor 2015 (10:00-12:00): zgjedhja e audiencës.

19 qershor 2015 (nga 12:00 deri në orën 15:00): zgjedhja e jurisë.

19 qershor 2015 (20:00) ndarja e çmimeve dhe prezantimi i videos fituese në kuadër të français@fff.mk

Shikoni Rregullat e garës.

 

Exit mobile version