Garë në temën “Mini-videoja ime e parë” – Video konkurs i hapur

Video gara,  në organizim të Insitutit francez në Shkup, është e hapur në kuadër të Festivalit të filmit francez në Maqedoni http://www.ifs.mk/mk/Home/CultureContent/1324 për pjesëmarrësit e moshës prej 18 deri në 28 vjet. 

Kandidatët duhet të krijojnë një video 3-minutëshe me një telefon celular, me temë liria e shprehjes në pikëpamjen e tij dhe në frymën e respektit për të tjerët.

Аutori i videos së shpërblyer 3-minutëshe do të fitojë qëndrim në Francë. 

Qasje tematike
Ky konkurs ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me lirinë e shprehjes.

Liria e shprehjes është një parim absolut në Francë dhe në Evropë dhe është përfshirë në disa tekste themelore.

“Shprehja e lirë e ideve dhe opinioneve është një nga të drejtat themelore të njeriut, çdo qytetar mund të flet, shkruan dhe të shtyp lirisht, përveç abuzimit të kësaj lirie, në rastet e përcaktuara me ligj” me nenin 11 të Deklaratës së të Drejtave të Njeriut të vitit 1789.

Megjithatë, liria e shprehjes nuk është e përgjithshme dhe as e pafund dhe është e rregulluar me ligj.
Kufizimet kryesore të lirisë së shprehjes në Francë ndahen në dy kategori: për shpifje dhe fyerje nga njëra anë dhe për nxitjen e urrejtjes, të cilat konsiderohen si një krim kundër njerëzimit, anti-semit, racist apo homofobik dhe të tjera.

Pikërisht hapja e kësaj video-gare mbi temën e lirisë së shprehjes është gjest i demokracisë.
Kjo temë, megjithatë, i përket njërës prej temave kryesore franceze dhe kontributin në gjuhën frenge,ndërsa fjala “liri” (e shprehjes) është zgjedhur nga më shumë se 100,000 përdorues të internetit si  fjala e vitit 2015 (22/5/2015 ).

Kushtet për pjesëmarrje:

  • Pjesëmarrje individuale
  • Për persona të moshës prej 18 deri në 28 vjet
  • Video 3-minutëshe e filmuar me një telefon celular
  • Tema: Liria e shprehjes
  • Kandidatët duhet të plotësojnë formularin për pjesëmarrjedhe dërgojeni në [email protected] më së voni deri më 15 qershor 2015, ndërsa videoja duhet të publikohet në faqen Youtube (opsioni privat)

Përzgjedhja
Filmat do të shfaqen në kuadër të takimit të hapur më 19 qershor nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Institutin Francez në Shkup. Kandidatët do të paraqesin videot e tyre dhe të flasin shkurtimisht rreth tyre.

Pjesëmarrësit do të votojnë në bazë të kritereve për origjinalitet, cilësi dhe lidhjen e temës me garën.

Përzgjedhja e filmave në konkurrencë do të bëhet nga ana e komisionit përzgjedhës i përbërë nga përfaqësues të Institutit Francez në Shkup, Zyra për bashkëpunim me rajonin e Normandisë së Poshtme, Fondacionit Metamorfozis dhe përfaqësues të mediave profesionale.

Datat kryesore:

23 maj 2015: hapja e garës dhe regjistrim.

15 qershor 2015: Afati i fundit për dërgimin e filmave.

19 qershor 2015 (10:00-12:00): zgjedhja e audiencës.

19 qershor 2015 (nga 12:00 deri në orën 15:00): zgjedhja e jurisë.

19 qershor 2015 (20:00) ndarja e çmimeve dhe prezantimi i videos fituese në kuadër të franç[email protected]

Shikoni Rregullat e garës.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button