Vijat e kuqe të qytetarëve për Maqedoninë

Koalicioni Qytetarët për Maqedoninë i publikoi “vijat e kuqe” të tij, më 02 qershor 2015:

Dorëheqje e qeverisë dhe krijim i qeverisë kalimtare

Pastrimi i Listës Zgjedhore

Largimi i ndikimit partiak mbi organet shtetërore dhe publike, institucionet dhe organizatat, ndarja e tërësishme dhe thelbësore e partisë në pushtet nga shteti

Zëvendësim i Prokurorit Publik

RTVM – servis publik, hapësirë mediatike e liruar nga animi, informimi dhe veprimtaria propagandistike

Zbatimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, të drejta dhe demokratike

Çlirimi i Maqedonisë është punë e qytetarëve të Maqedonisë

Paraprakisht, organizatat e shoqërisë civile të Koalicionit iu drejtuan përfaqësuesve të lartë diplomatik me disa propozime, mes të cilëve ishte edhe kërkesa për inkuadrim në procesin e negocimit. LINK

Në mënyrë plotësuese, sa u përket kërkesave dhe propozimeve të Koalicionit Qytetarët për Maqedoninë, CIVIL – Qendra për Liri, si pjesë e Koalicionit, fuqishëm rekomandon disa procese dhe masa plotësuese, me qëllim të arritjes së kushteve minimale për tranzicion paqësor dhe demokratik të pushtetit në Republikën e Maqedonisë.

1. Riformimi i Komisionit Zgjedhor Shtetëror

Kjo masë është esenciale për ta liruar këtë organ nga ndikimi nga cilado parti politike. Ky organ duhet të përbëhet nga ekspertë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë dhe përfaqësues ndërkombëtar. Rishqyrtimi i Listës Zgjedhore duhet të bëhet nga një trup i pavarur, i përbërë nga shoqëria civile dhe ekspertë, të vendit dhe ndërkombëtar.

2. Reforma të sistemit zgjedhor

Këto reforma përfshinë shumë ndryshime, si për shembull: Maqedonia si një njësi zgjedhore, lista të hapura, masa për parandalimin e manipulimeve zgjedhore e tjerë, në pajtim me pakon e propozuar dhe të elaboruar nga CIVIL – Qendra për Liri, në bashkëpunim me organizata me eksperiencë nga vendi dhe bota.

3. Reforma thelbësore në sferën e rregullores për media

Kjo kërkon përbërje të re të Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audio-Vizuale (ish-Këshilli për Radiodifuzion) dhe Agjencisë së Komunikacioneve Elektronike, me qëllim të arritjes së minimumit të lirisë së shprehjes dhe kushteve për ekzistimin e mediave të lira dhe të pavarura.

4. Krijimi i një komisioni të posaçëm për investigimin e krizës së sigurisë në Kumanovë më 9 dhe 10 maj

Ekzistojnë dyshime serioze për përfshirjen e zyrtarëve qeveritar në tërë këtë çështje, me elemente të larta të korrupsionit, të cilat rezultuan me krizë, dhe me kërcënime me pasoja sigurie.

5. Krijimi i një komisioni të posaçëm për investigimin e bisedave nga përgjimet, të publikuara nga opozita

Sipas akuzave, mbi 20.000 persona në një vend me dy milionë banorë janë incizuar gjatë operacionit të përgjimeve masive, të orkestruara nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe nga kreu i Shërbimit Sekret Shtetëror Sasho Mijallkov. Këto përgjime zbuluan keqpërdorim masiv të pushtetit, mashtrime zgjedhore dhe një listë të gjatë të shkeljeve të ligjit nga zyrtarë më të lartë qeveritar.

6. Ndërprerje e menjëhershme e proceseve gjyqësore të motivuara politikisht kundër opozitës, aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe gazetarëve dhe lirim i të burgosurve politik

Të burgosurit politik nuk janë i vetmi problem i drejtësisë së politizuar, por gjithsesi paraqet një nga ilustrimet më të dukshme të gjendjes së institucioneve të drejtësisë. Në kushte të këtilla, është vështirë të paramendohen zgjedhje të lira dhe të drejta. Kërkojmë ndërprerje të menjëhershme të proceseve gjyqësore të motivuara politikisht kundër opozitës, aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe gazetarëve dhe lirim i të burgosurve dhe të paraburgosurve politik, posaçërisht të arrestuarit nga protestat e 5 majit e këtej.

Lajme të ngjashme

Back to top button