Iggy Azalea: Kisha nevojë për pushim

Iggy Azalea ka treguar se arsyeja e vërtetë e anulimit të turneut të saj të fundit ishte nevoja për një pushim.

Reperja australiane, e cila sapo është fejuar me basketbollistin Nick Young, ka thënë se dëshiron një pushim, pasi në këtë mënyrë mund të planifikojë një drejtim të ri për shfaqjet në skenë.

Iggy kishte lajmëruar si fillim për turneun e saj në Amreikën Veriore në muajin prill, por ajo vendosi ta shtynte për në shtator, ndërsa vetëm para pak ditësh ajo e anuloi përfundimisht.

“Unë kam ide të reja për shfaqjet. Dua të nis diçka totalisht të re dhe, nëse do të isha në turne, nuk do mund të përqëndrohesha në planet e mia”, tha Iggy.

“Gjithashtu, të jem e sinqertë. E meritoj një pushim. Kam punuar pa ndalim për dy vite rresht, pothuajse çdo ditë”, shtoi reperja./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button