Site icon PORTALB

Një i ri ka humbur jetën nga aksidenti i rëndë në Shkup (FOTO)

Foto nga aksidenti

Foto nga aksidenti

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur mbrëmë në Shkup. Gjysmë ore para mesnate janë ndeshur tre makina, të gjitha me tabela të Shkupit, “Audi” i drejtuar nga 20 vjeçari S. A, “Rover” i drejtuar nga A. B (22) dhe makina “Seat” e drejtuar nga B. E (42) në rrugën Ferid Murati.

Në këtë ndeshje të frikshme lëndime të rënda ka marrë drejtuesi i Roverit i cili me Ndihmë të shpejtë është dërguar në Qendrën urgjente ku për fat të keq ka ndërruar jetë. Lehtë të lënduar janë dy vozitësit tjerë, si dhe katër bashkudhëtarë të cilët kanë qenë në makina B. A (24), E. I (21), A. E (18) dhe A. E (19). Të njëjtët janë dërguar në Qendrën urgjente dhe në Spitalin e Qytetit “Sv. Naum Ohridski”.

Foto nga aksidenti

Exit mobile version