Çairi ndihmon banorët e “Lagjes së trimave”

Pesëdhjetë familje nga Lagja e Trimave iu gëzuan ndihmës humanitare në të holla, të cilat I dhuroi Komuna e Çairit në bashkëpunim me Organizatën Humanitare “El Hilal”. Mjetet financiare, gjithsejt një milion denarë, u ndanë në mënyrë proporcionale.

Ndihma humanitare iu dorëzua kryefamiljarëve, familjet dhe shtëpitë e të cilëve e pësuan në ngjarjet tronditëse të paradokohshme në Kumanovë. Ky akt, përveç se është një mesazh për të gjithë të tjerët për t’iu bashkangjitur këtyre aktiviteteve, ka domethënien e vet që buron nga urtësia popullore dhe tradita shpirtërore se edhe dhembja, kur ndahet me të tjerët zvogëlohet, njësoj sikurse që gëzimi shtohet.

Me këtë rast, çdo familjeje iu ndanë nga 20 mijë denarë. Në ndarjen e ndihmave morën pjesë edhe aktivistë nga Qendra dhe dega e OH “El Hilal” në Kumanove, përfaqësues të Komunës së Çairit dhe anëtarë të Shtabit të Emeregjencës.

Lajme të ngjashme

Back to top button