Verushevski: Pistoleta është dhuratë nga MPB dhe është shumë e vlefshme për mua

Ish shefi i Drejtorisë për kundërzbulim Zoran Verushevski deklaroi se nuk do ta japë armën.

Verushevski i cili akuzohet për armëmbajtje paleje, sot para gjykatësit tha se arma është nga MPB dhe atij askush nuk ja ka dorëzuar 30 vite. Pistoleta “zastava” I është dhënë në vitin 1981 kur është pranuar në punë.

Prej atëherë deri më tani askush nuk ja ka kërkuar.

Sipas tij, arma sot nuk ka as vlerë materiale e as fuqi gjuajtje.

*************************************************************************************

Sot duhet të fillojë procesi gjyqësorë për ish shefin e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim Zoran Verushevski për armëmbajtje paleje.

Dy pistoletat që janë gjetur gjatë bastisjes së shtëpisë janë nga MPB, njëri është dhuratë si pjesëtarë i shërbimit policor nga ana e MPB-së dhe për këtë shkak nuk ka edhe leje, thotë avokati i tij.

Kundër Verushevskit është ngritur akuzë për rastin ‘Puç’ ku është edhe i dyshuari i parë, dhe së bashku me Zoran Zaev akuzohen për spiunazh.

Lajme të ngjashme

Back to top button