Video e re e Rita Orës ka të bëjë me ish të dashurin e saj, klipi bllokohet në Kosovë

Video e re e Rita Orës “Poison” ka vetëm disa orë që është publikuar duke pushtuar të gjitha mediat ndërkombëtare. Një punë më shumë se njëvjeçare nga këngëtarja me origjinë kosovare dhe stafi i saj sollën një rezultat të pagabueshëm. Look-u i princeshës së pop-it dhe flokët biond platin e kanë treguar Ritën më shumë seksi në pothuaj të gjitha skenat e klipit.

Sipas DailyMail, kënga mendohet të jetë shkruar duke u bazuar në historinë e Ritës me ish të dashurin Calvin Harris, meqë edhe video është realizuar mbi bazën e një narracioni të fortë për xhelozinë dhe kontrollin në një marrëdhënieje.

Në një kohë kur video e re e këngëtares me origjinë shqiptare bën xhiron e botës, një lajm i keq vjen nga Kosova, vendlindja e saj. Sipas Express, Youtube ka bllokuar shikimin e këngës “Poison” në territorin kosovar dhe arsyeja nuk dihet. Më tepër se sa platforma online e videove, ky bllokim duket se vjen nga kompania që ka të drejtën e publikimit të videove të Rita Orës në Youtube.

Reagime ka pasur në rrjetet sociale nga shumë prej fansave të këngëtares, të cilët kanë kërkuar edhe arsyen e vërtetë të këtij bllokimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button