Gruevski komenton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme

Për marrëveshjen e djeshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në prill të vitit të ardhshëm, kryeministri Nikolla Gruevski tha se ishte moment pozitiv drejt stabilizimit të situatës në vend.
Duke folur për TV Sitel, Gruevski thotë se tani duhet konstruktivitet maksimal pa spekulime, pa deklarata të rreme për të ndjekur dhe për të arritur atë që është e rëndësishme për shtetin – stabilitetin dhe sigurinë.

“Unë u bëj thirrje të gjithë të sillen pozitivisht dhe në mënyrë konstruktive. Më vjen keq që qeveria jonë nuk ka marrë një shans për një mandat të plotë, nuk kemi marrë afat të plotë për të përfunduar të gjitha projektet e premtuara. Na vjen keq që kemi dështuar dhe ne nuk u lejuam për të përfunduar një mandat të plotë. Ne jemi të vetëdijshëm se qytetarët janë të ngopur nga zgjedhjet e parakohshme. Vendimi u mor në sajë të interesave të qytetarëve për të siguruar zhvillimin ekonomik dhe realizimin e projekteve tona. Shumë më e rëndësishme është stabiliteti dhe siguria e shtetit dhe qytetarëve, siguria e biznesit. Ne nuk duhet të lejojmë që kjo të ndalet. Me reagimin tonë të djeshëm kemi treguar siguri ndaj qëndrimit të qytetarëve drejt mbështetjes tonë, reformave tona, projekteve tona. Dje hapi ynë i sigurisë është që ne besojmë dhe jemi të bindur se qytetarët do të zgjedhin opsionin tonë dhe jo opsionin e pasigurisë, shkatërrimit, përhapjes së urrejtjes në dëm të shtetit për partinë dhe në interes personal, “tha Gruevski

Lajme të ngjashme

Back to top button