David De Gea ka vendosur përfundimisht për të ardhmen. Reprezentuesi spanjoll dëshiron të transferohet në Real Madrid gjatë kësaj vere.
Sipas tabloidit britanik, Daily Star, ish portieri i Atletico Madridit u ka thënë lamtumirë drejtuesve të Manchester Unitedit.
Këta të fundit janë munduar ta bindin portierin që ta vazhdoj kontratën, e cila skadon në vitin 2016, por një gjë të tillë nuk e kishin arritur.
De Gea, i cili shihet si zëvendësues i Iker Casillasit, pritet t’i kushtoj Real Madridit rreth 35 milion euro.