Turqia i dhuron pajisje ushtarake Shqipërisë

Forcat e Armatosura të Turqisë dhuruan 27 automjete për FA-të e Shqipërisë. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në fjalën e saj theksoi se këto 27 mjete janë pjesë e paketës së mjeteve të transportit, një projekt që Turqia dhe Shqipëria nisën së bashku në fundin e vitit 2014.

“Ne do të vazhdojmë këtë projekt modernizimi edhe në vitet në vazhdim sepse përmirësimi i transportit të FA, vazhdon të jetë në listën prioritare të përpjekjes së përbashkët që prej 20 muajsh qeverisje”, tha Kodheli.

Kodheli falënderoi qeverinë dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë për mbështetjen e pakursyer për FA Shqiptare, sidomos në kuadër të trajnimeve, edukimit apo edhe pajisjeve, si dhe siguroi se do të vijojmë më tej bashkëpunimin në të ardhmen.

I pranishëm në këtë ceremoni ambasadori i Turqisë, Hidayet Bayraktar, theksoi se, Turqia e vlerëson Shqipërinë si një vend kyç për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe, për këtë arsye, Turqia do të vijojë ta ndihmojë për modernizimin i FA Shqiptare. Ai falënderoi Qeverinë Shqiptare dhe veçanërisht ministren e Mrojtjes Kodheli për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe ushtrive tona.

Lajme të ngjashme

Back to top button