SHBA po provokohet nga Kina (VIDEO)

Gjatë 18 muajve të fundit Kina është gjithnjë e më aktive në Detin Jugor kinez ku po ndërton ishuj artificialë, të cilët, sipas CNN-it, paraqesin kërcënim për sigurinë e ShBA.

Deri më tash Pekin ka ndërtuar një territor që është i madh sa 1.500 terrene futbolli dhe kështu Kina e ka zgjeruar territorin në dëm të ujërave ndërkombëtare dhe që është kërcënim për lëvizjen e lirë e sidomos për ShBA.

CNN thekson shembull in e kepit me emrin Subi që gjendet më shumë se 1000 kilometra jashtë bregut kinez ku duhet të ndërtohet pista e aeroportit e gjatë 3.000 metra, transmeton Koha. net.

Në ndërkohë avionë patrullues të Filipineve e të ShBA kanë marrë vërejtje që të largohen nga ujdhesat artificiale që i ka ndërtuar Kina e cila thotë të ketë integritet territorial e sovranitet në to.

Menjëherë pas kësaj, nga Washington kanë arritur përgjigje të rrepta, liderë marinarë këtë qëndrim të Kinës e kanë quajtur absurd, ndërsa sekretari i Mbrojtjes Ash Carter ka thënë se ShBA do të fluturojnë, do të lundrojnë dhe do të punojnë kudo që lejon e drejta ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button