Zhytësit kanë parë mbetje mortore në afërsi të anijës së shkatërruar, “Costa Concordia”, 20 muaj pasi kjo anije ishte fundosur në bregdetin italian.
Autoritetet kanë thënë se testet e ADN-së do ta tregojnë nëse këto mbetje ju takojnë dy viktimave që e humbën jetën shkaku i tragjedisë.
32 persona të tjerë nga 4200 sa ishin në “Costa Concordia” në momentin e tragjedisë e kanë humbur jetën në afërsi të ishullit Giglio në janar të vitit 2012.
Mirëpo trupat e një pasagjereje italiane dhe një kamerieri indian nuk janë gjetur asnjëherë.
Kërkimi për trupat e tyre të pajetë ka rivazhduar të martën, një javë pasi anija gjigante është shkëputur nga një shkëmb nënujor në të cilin ishte bllokuar për muaj të tërë.