Zaev: Nëse nuk largohet Gruevski, nuk pranojmë marrëveshjen për zgjedhjet

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot u takua me ambasadorin e Republikës së Polonisë në Maqedoni, Jacek Multanovski. Temë e takimit ishte korniza e negociatave të përcaktuara në takimin e djeshëm të liderëve politik në vend me eurokomisionarin Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn.

“Dokumenti përmban pikënisje të mirë ku tani duhet të gjithë nënshkruesit e dokumentit ta respektojnë. Në dokumentin në mënyrë precize është definuar detyrimi që ka qeveria për të organizuar zgjedhjet. Më e rëndësishmja është a do të arrihet marrëveshje më 10 qershor në Bruksel, për të rënë dakord për profilin e asaj qeverie. Qëndrimi i opozitës është i njohur për publikun, që është ie pranueshëm çdo format dhe përbërje e qeverisë e cila do të jetë pa Gruevskin dhe krijuesit e krizës në Maqedoni. Nëse kjo nuk arrihet, LSDM-ja do të refuzojë hapjen e negociatave dhe do të vazhdojë me një veprim të caktuar dhe jashtë institucional”, tha lideri i LSDM-së, Zaev.

Në takim u diskutua veçanërisht për mekanizmat për zbatimin e neneve 23 dhe 24 të marrëveshjes, për të cilat nënshkruesit dje janë angazhuar, dhe e cila duhet të sigurojë një sistem të pavarur gjyqësor dhe lirinë e mediave të kontrolluara nga qeveria e tanishme.

Bashkërisht është përfunduar se Maqedonia gjendet në krizë të thellë politike që prej pavarësisë së Maqedonisë dhe është përballur me sfida serioze për rikthimin e proceseve demokratike.

Lajme të ngjashme

Back to top button