Site icon PORTALB

Besimi në Athinë, takim me Koxias

Zëvendëskryeministri Fatmir Besimi

Zëvendëskryeministri Fatmir Besimi

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Fatmir Besimi, gjatë ditës së nesërme do të qëndrojë për vizitë njëditore në Athinë, ku do të takohet me Ministrin e punëve të jashtme të Greqisë Nikos Koxias.

Tema e diskutimit pritet të jetë avancim i bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve në drejtim të mbështetjes së euro – integrimeve.

Takimi është paraparë realizohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë me fillim në ora 12.30 (koha lokale e Athinës) pas mbarimit të takimit parashihen deklarata për media.

Exit mobile version