Prononcim post festum!

Pra përcaktimi i muajt prill 2016 për zgjedhje të parakohëshme, siç kam përmendur, sipas regullave të pashkruara paraqet defakto , qeverinë në dorëheqje.

Mirëpo, kjo nuk ndaj mendimin se është ndonjë e aritur e madhe e Evrokomesarit Johanes Han, sepse sipas krizës shtetërore aktuale ,zgjidhja e nyjes si duket ka filluar nga e prapa. Jam i mendimit se në politik rrallë ka të ngjarë diçka e filluar zbrapthi të kthehet nga e mbara, edhe kur ka ndodhur ka patur pasoja qoft të paparamenduara, qoft mir të planifikuara që më parë për interesa të ndryshme.
Nëse me dhjetë qershorë nuk do të detajizohet korniza e zhvillimit të negociatave, atëherë evrokomisari Han do të jetë i dështuar në këtë proces ndërmjetësimi .

Si do që të jetë të gjitha premisat të çojnë në konkludim se abuzimet maramendëse të kësaj karamelle politike qeveritare, imponojnë nevojën e evitimit me urgjencë të tyre nga kupolla qeverisëse. Dhe në asnjë mënyrë BE- ti paraqes si palë serioze që mund të diktojnë zgjidhjen e nyjes politike, sepse do të ishte një presedan që BE ti lejojë hajdutokratëve të vendosin ndershmërinë ,sinqeritetin dhe sundimin e së drejtës, për vet faktin se rënuesit e këtyre vlerave nuk mund ti sendërtojnë ato.

Nëse nuk do të ketë procedim juridik dhe kuptohet së pari edhe përgjegjësi politike për dorëheqje, atëherë çfar EVROPE ne imagjinojmë, BE si bashkësie interesave kuptohet por domosdorishtë të jetë edhe union për drejtësinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button