Manastirasit paguajnë kamatë edhe për borxh që nuk ekziston

Në këto kushte të vështira ekonomike, kur qytetarët me vështirësi të papërshkueshme ia dalin ta kalojnë muajin, Komuna u përkujdes që manastirasve t’u shkaktojë edhe një problem financiar.

Është muaji kur Komuna e Manastirit ua dërgon banorëve vendimet për tatimin për mall të  patundshëm, në të shumtën e rasteve, për shtëpitë dhe banesat, si brenda qytetit ashtu edhe nëpër vendbanimet rurale.

Që të gjithë ata tatimpagues kanë mbetur të befasuar nga një dukuri që vështirë se ndodh diku në botë. Në Vendimet, edhe pse shkruan se “borxhi i mbetur”(“Zaostanat Dolg”) qëndron edhe shuma për kamatë, të cilat edhe nuk janë aq edhe naive, por janë bukur të fryra.

Të kota janë reagimet e qytetarëve. Zyrtarët vetëm deklarojnë se “kjo s’është prej tyre, por prej diku tjetër vend, andaj paguani pastaj ankohuni” .Nga ana tjetër, nga zyrtarët të ngarkuar me shkruarjen e vendimeve me nënshkrim të kryetarit Vlladimir Taleski, nuk janë në gjendje që t’ju përgjigjen reagimeve të shumta.

Lajme të ngjashme

Back to top button