Site icon PORTALB

Unioni Studentor Shqiptar organizoi konferencë studentore

Në shënim të përvjetorit të tretë, Unioni Studentor Shqiptar organizoi konferencë studentore me temë STUDENTI SHQIPTAR-SHPRESË DHE ARDHMËRI E KOMBIT (Roli dhe ndikimi i tij në proceset shoqërore, politike dhe arsimore).

Panelistë të konferencës ishin studentët: Megi Xhaxhaj (Shpresa e re-Tirana), Ferdi Kadriu (Paqja Studentor-Prishtinë) dhe Fikrie Orana (Unioni Studentor Shqiptar-Shkup). Mbi qëndrime të temës në fjalë, kishte edhe prononcime nga subjekte joqeveritare, përfaqësues të parlamenteve studentore si dhe nuk munguan qëndrimet nga të pranishmit në sallë.

Nga konferenca u dol me disa qëndrime dhe konkluzione për bashkëveprim në të ardhmen.

Exit mobile version