EULEX-i, ky Mision i pa drejtësisë

Rasti i fundit lidhur me Vendimin  nga Gjykata Themelore në Mitrovicë  mbi “Grupin e Drenicës”  për krime lufte vetëm sa e vulosi realitetin e Misionit të Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit “EULEX”, në vendin tonë.

Ky mision nuk ka treguar rezultat, nuk ka punuar në interes të Republikës së Kosovës, por vetëm e ka koklavitur me shumë punën në Drejtësi. Rasti lidhur me Aktgjykimin beri bujë të madhe në vendin tonë, sepse u dënuan Çlirimtarët, u dënua Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me shokët e tij të luftës së UÇK-së, pa fakte, pa argumente, pa prova, vetëm duke u bazuar në fjalë goje të një dëshmitari të çmendur, i cili po të lejohet ti behën kontrolle do të dilnin rezultatet  së është me të meta  psikike, dhe ka nevojë për një terapi të rregullt afat gjatë. 

Avokati  Tomë Gashi me te drejte e ka quajtur “masakër juridike dënimin ndaj grupit të Drenicës, sepse  është gjykim ndaj UÇK-së e jo ndaj individëve siç po pretendohet të thuhet.
Është dënuar saktësisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Sepse është ironi të dënohet komandanti i një ushtrie dhe të thuhet se është dënuar thjeshtë një individ”.

Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po u vihet në kurriz një barrë tepër e rëndë që nuk u takon atyre, akuzohen për  diçka që nuk ka të bëjë me ta, diçka që është krejtësisht e huaja për ta dhe ky Aktgjykim është i gatuar nga Beogradi apo edhe individ të vendit tonë, e montuar krejtësisht politik dhe tendencë e përhershme e EULEX-it për të degraduar luftën e pastër çlirimtare të UÇK-së.

Regjimi i pa drejtësisë është ky, dënohen çlirimtarët, kurse kriminelet shëtitën të lire dhe janë të pa prekshëm, nuk është rasti i parë ky, me qindra çlirimtar janë nëpër burgje, kurse ne ende  flemë, nuk flasim, nuk reagojmë, nuk bëjmë asgjë dhe rrjedhimisht na ka humbur  dhimbja për të tjerët. Institucionet tona heshtin dhe thonë, nuk bën të përzihemi në punët e gjyqësorit, s’ka lidhje që nëpër qeli mbahen njerëz të pa fajshëm, i humbin dëshmitë dhe i dënojnë më vite të tëra siç është rasti “KIQINA-RAMADANI”, ku Misioni I EULEX-it për ti shërbyer këlyshëve të Beogradit apo edhe këtyre matrapazëve tonë që ju ka nxë frymën korrupsioni dhe punët e  pista, i mban ata ata çlirimtar nëper qëli, pa as me të vogëlen dëshmi.(provë).

Sa më shumë po i respektojmë EULEX-in, aq më e rëndë po na bëhet padrejtësia, sa  ma shumë po e shtrim qafën aq me shumë po na shkelin. Misionet e tilla si “UNMIK”, “EULEX” nuk i duhen askujt, sepse vetëm po e ngulfatin shtetin dhe eksperimentet nuk kane te ndalur. I tillë është edhe krijimi i gjykatës speciale, e cila nuk bëhet për asgjë tjetër pos për biznes ekonomik dhe politik.

Çfarë lloj Demokracie është kjo? Një definim për ketë lloj të demokracisë e pat dhënë i ndjeri Jakup Hasibi  i cili thotë se:  “Demokracia është kur dy budall e mundin një të mençur,  i mençuri e tregon realitetin, budallët thonë mirë e ki ti, por po e qesim në vota, dhe e mundin me vota. Kësisoj duan ta krijojnë edhe gjykatën speciale.

Dhe pas shumë rasteve të gjykimeve  të dështuara të Tribunalit të Hagës, të Gjykatave të UNMIK-ut, të EULEXI-it, kësaj “Gjykate Speciale” që po presimi të vijë nuk do t’i mbetet gjë tjetër pos të dënojë të gjithë ata që morën guximin dhe armën në dorë të mbrojnë vendin e tyre.

 EULEXI-i çdo herë po shkelë mbi vlerat dhe dinjitetin e popullit si dhe mbi gjakun e dëshmorëve, atë që e bënte Serbia dikur po e benë ky mision tash.

Misioni i Bashkimit Evropian EULEX-i, vazhdoj rrugën e dështimeve aty ku e la UNMIK-u , dështime pas dështimeve, dhe ende nuk ka të ndalur, ndërsa aty ku do ta len EULEX-i do te vazhdoj te dështojë gjykata speciale.

EULEX-i erdhi në Kosovë që ta luftoj krimin e organizuar, korrupsionin , që t’ju ndihmojnë vendorëve nëpër  procese gjyqësore, mirëpo ata na dolën të jenë  njerëz të krimit, të korrupsionit, njerëz që janë shumë të afërm me politikanet tanë.

Personat e  EULEX-it po pretendoni që prapë të jenë shefa të Gjykatës Speciale, sepse nuk janë realizuar ende  dëshirat e Beogradit, ende të gjithë çlirimtarët nuk janë dënuar, mos ta harrojmë këtë histori të misioneve ndërkombëtare, misioneve ndëshkuese, që po e  ndëshkojnë këtë popull duke e  vjedhur, të cilëve ju zbulua fytyra e vërtetë, nëse e harrojmë këtë gjë, jemi të detyruar ta përsërisim sërish sepse një popull që e  harron historinë e ti është i detyruar ta  përsëris atë, andaj të kemi kujdes sepse Republika e Kosovës nëpër raporte ndërkombëtare renditët pas vendeve të Lindjes  së Mesme apo me mirë të themi vend i krizës.

Lajme të ngjashme

Back to top button